Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka mbajtur konferencë për medie ku dhe ka paraqitur pakon e rimëkëmbjes ekonomike, raporton Ekonomia Online.
Bislimi në konferencën për media theksoi se pakoja e dytë për ekonomi ka një ndikim 1.2 miliard euro për pesë vitet në vijim.
Bislimi para gazetarëve ka thënë se me ndërhyrjen e menjëhershme të qeverisë dhe ministrisë së shëndetësisë Kosova e ka kaluar periudhën e deritanishme shumë më lehtë sesa vendet tjera.
“Kriza shëndetësore në për të cilën po kalojmë për gjatë vitit 2020 është pa precedent sikur nga natyra ashtu edhe nga përgjigjja e institucioneve publike. Falë reagimit të hershëm të institucioneve me masa kufizuese dhe fale disiplinës së qytetarëve Kosova ka arrit periudhën e deri tanishme dukshëm më lehtë. Këto zhvillime kanë krijuar hapësirën për hapjen graduale të ekonomisë. Qeveria ka përgatitur pakon e parë me vlerë prej 190 milionë euro”, tha Bislimi.
Bislimi ka thënë se masa e dytë i referohet edhe rinisë që janë paraparë 38 milionë euro, për start-up të të rinjve.
“Pakoja në tenton ta fuqizojë rolin e gruas në ekonomi dhe një masë shtesë që bizneset që marrin kredi për zgjerim dhe arrij ta mirëmbajnë për 3 vite qeveria merr përsipër interesin. Masa e dytë i referohet rinisë dhe kemi paraparë 38 milionë euro, 30 milionë euro për start-up të të rinjve dhe parashihen të mbulohen 3 mijë iniciativa dhe 8 milionë euro për mbulimin e gjysmës së kostove financiare për kompanitë që shtojnë numrin e praktikantëve të rinj që qeveria merr përsipër deri në një masë 1 vjeçare. Ata që punësojnë nënat, apo personat me aftësi të kufizuara ne marrim përsipër 50 për qind të pagesës për një periudhë 1 vjeçare, shtoi Bislimi.
Mes tjerash Bislimi ka thënë se masa e pestë ka të bëjë me sistemin arsimor, raporton EO. Në këtë masë do të mbështeten me 3 milionë euro studentet e gjinisë femërore që vinë nga zonat rurale.
“Masa e 5 ka të bëjë me sistemin arsimor dhe kjo masë parasheh pesë milionë euro për projekte hulumtuese ku marrin pjesë edhe sektori i biznesit, pastaj 5 milionë për programe të reja studimore. 3 milionë për bursa për studentët që vendosin të shkojnë në drejtime deficitare, 3mln euro për studentët e gjinisë femërore që vine nga zonat rurale. Masa e gjashtë ka për target uljen e varfërisë me 10 milionë euro për mbështetjen e projekteve në komunitet qe sigurojnë punësim sezonal”, tha mes tjerash Bislimi.
Ai tha se Qeveria do të marrë përsipër mbulimin e kartonit të gjelbër për mërgatën, që hyn në masën e nëntë, raporton EO.
“Pakoja nuk është e implementuar deri në tërësinë e saj mirëpo injeksione kanë arritur të përfundojnë deri te 105 mijë përfitues sociale, 22 mijë nga sektori privat, 10 mijë nga sektori privat dhe 8 mijë janë në pritje të ekzekutimit të pagesave, dhe 55 mijë amvisëri kanë certifikuar se kanë mbetur pa të ardhura dhe kanë mbetur për tu verifikuar edhe 50 mijë amvisëri”, tha Bislimi.
Bislimi ka thënë se ligjërisht është e mundshme që kjo pako të procedohet në Kuvend.
“Ligjërisht është e mundshme të procedohet në Kuvend por për kalkulime politike disa prej tyre po refuzojnë. Gjykata Kushtetuese merret me interpretim të kushtetutshmërisë së vendimeve sepse parlamenti nuk ka marr vendim. 162 milionë euro është impakti fiskal i masës”.
“Gjatë përpunimit të pakos kemi pasur bashkëpunim me të gjithë përfaqësuesit e odave ekonomike”, tha zëvendësministri Ilir Aliu.