Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Shefin e Zyrës Diplomatike të Belgjikës në Kosovë, Julien Sassel.
Në takim u bisedua mbi agjendën evropiane të Republikës së Kosovës për këtë vit. U përmend aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës, për të cilin u riafirmua mbështetja e Belgjikës.
Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi dhe nevojën për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. Gjithashtu, z. Bislimi e informoi z. Sassel për objektivin e Kosovës për të aplikuar deri në fund të këtij viti për anëtarësim në BE, me qëllim marrjen e statusit të vendit kandidat.
U diskutua dhe mbi raportin për vendin 2022 të Komisionit Evropian, ku u vlerësua progresi i bërë dhe u cilësua si ndër më të mirët ndonjëherë për Kosovën dhe ndër më të mirët për këtë vit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.