Doktor Haki, unë duart sapo i pastrova, POR ti a ishe nëpër repartet e QKUK-së dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare për të parë gjendjen e pacientëve dhe kushtet aktuale?!
Doktor Haki, në cilin studim tëndin (si ekspert i epidemiologjisë) ke arritur të vërtetosh se virusi është kaq “zemër-mirë” dhe ndalon me kaq?!
Doktor Haki, pse nuk na tregon që në mendjen tënde qenka formula e menaxhimit të situates nëse numri i të infektuarve kalon kapacitetin institucioneve tona për trajtimin e tyre?!
Doktor Haki fol edhe me PHD Albinin dhe SHPALLNE GJENDJEN E JASHTËZAKONSHME sepse kjo më nuk është politikë, nuk jeni në fushatë por keni përgjegjësi shtetërore dhe çdo fatkeqësi do bie mbi supet tuaja si fajtorë absolut të dirigjuar nga inati e budallakia politike!