Bitcoin sërish i rikthehet fitimeve, rritet rreth 7 për qind brenda një dite

Prishtinë | 25 Maj 2021 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

Pas një rënie të theksuar, Bitcoin sërish i është rikthyer fitimeve.

Kjo kriptovalutë ka pësuar një rënie prej 18 për qind brenda një jave, pasi “rrëshqiti” me 50 për qind të vlerës, nga niveli më i lartë.

Sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, aktualisht kjo kriptovalutë po tregtohet me mbi 39 mijë dollarë, me një rritje prej rreth 7 për qind.

Kohëve të fundit, qeveria kineze kishte lëshuar një urdhër që bllokon transaksionet e kriptovalutave për bankat vendore. Ndërkohë, shefi ekzekutiv i Teslas dhe SpaceX, Elon Musk pas interesimit të tij fillestar, ka mohuar zyrtarisht që Bitcoin mund të përdoren së shpejti për të blerë veturat e tija elektrike.

Një goditje e rëndë për këto kriptovaluta, që kanë pësuar të gjitha rënie domethënëse, ka tkurrur pasurinë disa prej investitorëve kryesorë në këtë fushë.

Nga kjo rënie e shpejtë ka bërë që brenda një dite shumë investitorë të humbin 25 miliardë dollarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme