Bizneset austriake të sektorit të shitjeve me pakicë kanë paraqitur një ankesë kundër Amazonit me autoritetin e tyre kombëtar të konkurrencës mbi rolin e dyfishtë të gjigantit të shitjeve.
Po ashtu, Komisioni Evropian dhe autoriteti antitrust i Gjermanisë po shqyrtojnë rolin e kësaj kompanie në treg.
Baza kryesore për ankesën e parashtruar nga Shoqata austriake e Shitësve është roli i Amazonit si një shitës me pakicë në të drejtën e tij dhe si një treg ku shiten produktet e shitësve të tjerë.
“Kemi marrë një ankesë. Ne po e shqyrtojmë atë”, tha një zëdhënëse e Autoritetit Federal të Konkurrencës të Austrisë (BWB).
Në një deklaratë që përshkruan ankesën e saj, shoqata tha se problemi kryesor ishte roli i dyfishtë i Amazonit.