Kosovari që vdiq në vendin e punës në Austri ka lënë pas vetes gruan dhe gjashtë fëmijët

Prishtinë | 18 Dhj 2021 | 12:49 | Nga Ekonomia Online

Në mëngjesin e ditës së enjte një kosovar 42-vjeçar, nga rrethi i Eferding, teksa ishte duke punuar së bashku me kolegët e tij për një firmë ndërtimi në Alkovën u rrezua nga rreth dhjetë metra lartësi dhe kishte rënë mbi një dysheme betoni. Si pasojë, humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Siç bëhet e ditur, viktima është A.M. nga fshati Randobravë, komuna e Prizrenit, banues në Eferding të Austrisë së Epërme, shkruan Albinfo.at .

I ndjeri prej shumë vjetësh, së bashku me familjen e tij, kishte migruar për në Austri.

Ai ka lënë në pikëllim bashkëshorten dhe gjashtë fëmijë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme