Bizneset e diasporës në Norvegji shqyrtojnë mundësitë për bashkëpunim

Prishtinë | 18 Nën 2018 | 13:12 | Nga Ekonomia Online

Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Norvegji ka mbajtur takim me të gjitha bizneset anëtare.

Sipas tyre, qëllimi i këtij takimi ishte që bizneset të njihen me njëri-tjetrin dhe të hapen rrugë për bashkëpunim.

“Ju faleminderit përzemërsisht të gjithë bizneseve anëtare që morën pjesë në takimin tonë të parë B2B.

Qëllimi me këtë lloj takimi është që bizneset të njihem me njeri tjetrin dhe të hapin rrugë për bashkëpunim.

Një gjë qe e beri këtë takim dhe me të veçantë ishte diversiteti si ne moshe ashtu dhe në profesione i pjesëmarrëseve.

Gjithë bizneset pjesëmarrëse prezantuan veten dhe punën e tyre e gjithashtu jepen sugjerime se si dhe çka ne si organizatë duhet te fokusohemi për në të ardhmen.

Takimin e vazhduam me një prezantim të objektit, The Sweet, i cili është një objekt i mbrojtur historik dhe qe tash është shndërruar në hotel apartament. Faleminderit shumë nikoqirit, z. Ilir Daci (The APARTMENTS company) për mirëpritjen.

Takimin e përfunduam me pak ushqim (finger food) nga Cafe Mistral dhe duke bashkëbiseduar.

Bizneset që morën pjese në këtë takim ishin:

  • Ornio AS
  • Artea Malerservice AS
  • Ullensaker renhold og vedlikehold AS
  • Advokatfirma Jahaj
  • The Apartments Company AS
  • Christiania Bygg Prosjekt As
  • Gazmend Berisha Legetjenester
  • Advokatfirmaet Rusiti
  • SH Bygg AS
  • Direktoratet for Forvaltning og IKT
  • Peci Consulti”

Të ngjashme