Një delegacion i bizneseve italiane, rumune dhe bullgare sot kanë vizituar Aleancën Kosovare te Bizneseve i kryesuar nga Veseli Koshev, Kryetar i Auro-Asian Association for Business, Culture and Friendship, ku janë pritur nga kryetari Agim Shahini dhe kanë diskutuar për mundësit e reja për bashkëpunim.
Agim Shahini, kryetar i AKB-së, për së afërmi i ka njoftuar këtë delegacion lidhur me ambientin afarist dhe te berit biznes në Kosovë si dhe sistemin fiskal dhe investiv i aplikuar në Kosovë si më i favorshmi në Ballkanin Perëndimor.
Ekonomia e Kosovës ka kaluar tranzicionin me sukses nga ai emergjent tani në zhvillim ku përmes procesit të privatizimit kanë aderuar në Kosovë shumë korporata të fuqishme për të investuar në të cilën Italia është një nga vendet që ka dhënë kontribut të madhë në zhvillimin e ekonomisë por duke mos harruar edhe bizneset bullgarët dhe rumune janë prezentë në Kosovë nëpër sektorë të ndryshëm, përparësitë që i ofron Kosova për kompani e vënëve të bashkimit evropian është lider në Ballkan dhe këtë mirë po e shfrytëzojnë investitorët që vijnë nga vendet e juaja tha Shahini.
Veseli Koshev, Kryetar i Auro-Asian Association for Business, Culture and Friendship tha se më inkurajon oferta e Kosovës për investime që te promovoj edhe ne vendet e Azisë dhe të Evropës atje edhe ne ku operojmë sepse bizneset po kërkojnë atje ku ka taksa më pak e fitim më shumë. Për këtë dua të ju themi se ne jemi partner për të promovuar Kosovën kudo që ne punojmë dhe veprojmë.
Ndërsa Pasquale Lacasella i konzorciumit NET SOLUTION nga Italia tha se është hera e parë që është në Kosovë dhe këtë që po e dëgjoj nga prezantimi i AKB-së më shtoi interesimin edhe më të madh që të vij unë por edhe ti ftoj bizneset tjera që të bashkëinvestojm në Kosovë.
Ky delegacion do të vazhdoj vizitën nëpër Kosovë për të njoftuar për potencialet që i ka vendi ynë