Bizneset kosovare kanë për qëllim ngritjen e cilësisë së produkteve me synim tregun evropian. Një nga objektivat mbetet eksportimi i produkteve drejt vendeve evropiane dhe më gjerë.
Por, Gjermania kërkon nga kompanitë kosovare që para se të gjejnë mundësi të mira bashkëpunimi, të sigurohen nga ana ekonomike, kontratat si dhe marrin garanci nga shteti.
Sipas Manfred Florian Welker, nga Fondi i Republikës Hessen, që mbështet investitorët ndërkombëtar, tha për Ekonomia Online se Kosova ka infrastrukturë të mirë për të bërë biznes jashtë vendit, por shteti duhet të garantojë për investimet.
“Do të shohim se cilat do të jenë mundësit e partneritet në Kosovë. Do të gjejnë mundësit më të mira të bashkëpunimit, por duhet të sqarohen gjërat nga ana ekonomike, kontratat e partneritetit, siguria që të kenë mundësi edhe kompanitë të investojnë dhe të bashkëpnojnë si me diasporën ashtu edhe me prodhuesit vendor”.
“Presim që t’i shohim mundësit se si të vijnë deri të investimi dhe siguria dhe e mirëpresin mundësin e investuesve në shtetet e tjera.Të gjendet një rrugë e përbashkët që të investojnë në Gjermani. Kapacitet në Kosovë ka infrastrukturë të mirë dhe është e pregatitur për të bërë biznes jashtë vendit, por janë faktorët tjerë që është pak frika deri të hapen rrugët dhe mundësit”.
“Ne i besojmë firmave shqiptare në përgjithësi. I duhet siguri e shumë e madhe për të investuar në arsim, medicinë apo sektorët e tjera, por atë siguri duhet ta sjell dikush apo bazën. Shteti duhet të garantojë, nëse BQK-ja thotë investo 1 miliard ne garantojmë është tjetër gjë, por veç të vijnë dhe të investojnë është diçka tjetër, do të thotë siguria e investimeve, se kush e siguron këtë investim”, u shpreh Welker.
E njëra nga rrugët kryesore për bizneset kosovare për të investuar në shtetet evropiane mbetet diaspora.
Yll Blakaj, përfaqësues i kompanisë “Blakaj” në Austri, deklaroi se diaspora do të jetë përkrahja më e madhe e bizneseve kosovare për të depërtuar në tregun evropian.
Siç tha Blakaj, kompanitë kosovare janë në përmirësim e sipër si nga cilësia dhe sasia, andaj sipas tij, me një përkushtim të madh do t’i plotësojnë kërkesat e konsumatorit evropian.
“Ne jemi rrjet i biznesit më shumë kompani nga diaspora, në mikëpritje të bizneseve prodhuese nga Kosova. Ne nuk do ti ndihmojmë në kuptimin e thjesht të fjalës por ne do ti marrim si partner ose në formë aksionere që produktet e tyre të depërtojnë më lehtë në diasporë. Kapaciteti për ka sasia por edhe nga cilësia është në përmirësim e sipër”.
“Me një përkushtim më të madh dhe me eksperiencë të kompanive tona atje, kapaciteti do të rritet në vazhdimësi që do t’i plotësoj kërkesat e konsumatorit evropian. Produktet nga këtu gjejnë shumë lehtë përmes neve tregun në Gjermani dhe deri të konsumatori shqiptar atje”, ka thënë Blakaj.
Kurse përfaqësuesi i kompanisë kosovare “Jaha Solar”, Trim Ternava, tha se diaspora është mundësi e kompanive kosovare për të depërtuar në bizneset e huaja.
Ternava theksoi se ka shumë kompani kosovare të sukseshme në vendet evropiane, andaj tha ai se edhe kompania “Jaha Solar” është e fokusuar në eksportin e produkteve të saj.
“Ne si kompani kemi shembull konkret të bashkëpunimit direkt mes kompanive vendore dhe ndërkombëtare. kompania jonë është e fokusuar në eksport. Përmes bizneseve të diasporës e shohim një mundësi për të depërtuar në bizneset e huaja”.
“Kemi pasur kontakte shumë të mira që na kanë ndihmuar të dëprtojmë në tregun italian dhe zviceran. Kosova nuk mund të themi që është në nivelin që ka qenë para shumë viteve dhe zhvillimi teknlogjik është në nivel të knaqëshm që na ndhmon neve të jemi konkurent me shuëm vende të Evropës”.
“Ka shumë shembuj te suksesit për shumë kompani që prodhojnë dhe komplet krejt produktet e tyre janë të destinuara për eksport jashtë Kosovës. Tani jemi gati për eksport. Diaspora mund të luaj rolin ndërmjetësues mes kompanive të Kosovës dhe kompanive të ndryshme në vendet ku ata operojnë. Të gjitha kompanitë kemi depëtuar përmes rrjetit të shqiptarëve të cilët na kanë mundësuar fillimisht takimet pastaj prezantimet e kompanisë tonë”, u shpreh Ternava për EO.