Biznesmeni Lazim Destani dhuron 12 ton ndihma për Shqipërinë

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 13:27 | Nga Ekonomia Online

Shumë biznese e individë kanë dhuruar ndihma për të prekurit nga pasojat e tërmetit në Shqipëri.

Një kontribut i madh ka ardhur së fundmi nga Lazim Destani, biznesmen, babai i aktorit shqiptar Blerim Destanit.

Kompania e tij Ecolog International ka dhuruar ndihma për njerëzit e prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Pas mesnatës janë nisur nga Tetova 3 kamionë 12 tonesh dhe një furgon që pritet të mbërrijnë në Durrës për t’ju dorëzuar Shtabit të Emergjencës Civile.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme