Biznesmeni nga Suhareka i dyshuar për vrasjen e turistit rus

Prishtinë | 05 Gus 2016 | 08:21 | Nga

Biznesmeni i njohur nga Suhareka, por me banim në Elbasan, Fatmir Kuçi, është arrestuar nga policia e Vlorës si i dyshuar për vrasjen nga pakujdesia të turistit rus, 43-vjeçarit Denis Kaiumov, nga Shën Petersburgu i Rusisë, në plazhin e Livadhit në afërsi të Himarës.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:40, shkruan koha.net.

Viktima, sipas policisë së Vlorës, po pushonte në brigjet e Himarës me bashkëshorten dhe vajzën e tij.

Turisti i huaj humbi jetën në mënyrë tragjike teksa po notonte, pasi është goditur nga një mjet uji (gomone me tre motorë), duke marrë dëmtime në pjesën e shpinës dhe të gjymtyrëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme