Kuçi pas arrestimit të kamermanit: Arrestojnë kamermanin më ashpër se vrasësin e gruas

Prishtinë | 03 Shk 2022 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi ka reaguas pasi Policia e Kosovës ka arrestuar kamermanin e agjencisë së lajmeve “Ekonomia Online”,  i cili ishte duke mbuluar ngjarjen nga ndërhyrja e AKP-së për të marrë në menaxhim zyrat e ndërrmarrjes AgroKosova Holding.

Kuçi ka thënë se “filmat e regjimit, arrestojne kamermanin me ashper se vrasesin e gruas”.

“Filmat e regjimit, arrestojne kamermanin me ashper se vrasesin e gruas. Shteti policor po behet, frikesim e poshtnim”, ka shkruar Kuçi.

Ndryshe, sipas gazetares së EO, e cila e poashtu është në vendin e ngjarjes, arrestimi ka ardhur pasi Selitaj ka kërkuar nga Policia që mos ta shtyjnë sepse rrezikohen edhe pajisjet e punës. “Tash po dalë vetë jashtë”, ka thënë Selitaj por që pjesëtarët e Policisë e kanë arrestuar atë.

E gjithë ngjarja ka ndodhur deri sa Policia e Kosovës ka tentuar të marrë nën administrim të drejtpërdrejtë të ndërmarrjes AgroKosova Holding, apo ish ndërmarrja shoqërore “NBI Suhareka”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme