Edhe PSD publikon një sekuencë ku policët e përplasin Dardan Molliqajn

Prishtinë | 29 Jan 2022 | 18:52 | Nga Ekonomia Online

PSD-ja ka publikuar një sekuencë ku shihen pjesëtarët e Policisë së Kosovës duke e përplasur Dardan Molliqajn në protestën e sotme.

Natyra Kuçi duke ia bashkangjitur videon shkrimit të saj në Facebook ka thënë se ‘nuk ka kush qe e frenon fuqinë e drejtësisë se njerëzve te angazhuar!”.

“Polici e dhunshme dhe joprofesionale. Qeveri qe nuk perfaqeson. Shkallet e nderteses se Qeverise nuk ka pse te mbrohen. Hapesira i takon qytetarit. Objektet jane te burokrateve te bllokuar, hapesira eshte e qytetareve te lire. Ajo duhet te jete e lire, ne secilen proteste pavaresisht kush e organizon. Taktikat selektive perbejne diskriminim. Nuk ka kush qe e frenon fuqine e drejtesise se njerezve te angazhuar!“, tha ajo.

Kujtojmë se sot gjatë ditës janë mbajtur protesta para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës për shtrenjtimin e tarifave të energjisë. Në këtë protestë morën pjesë shumë qytetarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme