Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka reaguar pas incidentit në Kuvendin Komunal të këtij qyteti, raporton Ekonomia Online.
“Njoftojmë qytetarët e Mitrovicës se pretendimet për gjoja rrahje në Kuvendin Komunal të Mitrovicës janë plotësisht të pavërteta, për çka ekzistojnë dëshmi me video-incizime. Konflikti verbal fillimisht u nxit nga dy asamblistët e PDK-së, në drejtim të drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport, Gazmend Asllani. Ne nuk ndalemi… Qeverisja jonë nuk shantazhohet, as me kërcënime me grushte e as me ndonjë kërcënim tjetër”, shkroi ai në Facebook.
Sipas tij, reagimi erdhi pasi drejtori Asllani rikujtoi keqpërdorimet e bëra gjatë qeverisjes së kaluar, për çka ishte arrestuar edhe ish-drejtori i PDK-së.