Biznesmeni nga Turqia interesohet për investime në Mitrovicë

Mitrovicë | 20 Jan 2017 | 15:04 | Nga

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri dhe nënkryetari Eroll Zekeria, kanë pritur në një takim biznesmenin nga Turqia, Ali Samlioglu, pronar i kompanisë “Mibos”, me bashkëpunëtorët e tij.

Biznesmenët nga Turqia e njoftuan kryetarin Bahtiri për aktivitetet prodhuese të kompanisë së tyre, e cila prodhon pjesë të ndryshme për pajisje elektrike. Ata thanë në vazhdim se kompania e tyre ka fabrika prodhuese në disa qytetet në Turqi dhe një në Shtutgart të Gjermanisë dhe se këto prodhime, përkatësisht rreth 500 artikuj plasohen në tregjet e rreth 67 vendeve të botës.

“Pasi që Kosova është më afër Evropës, ne jemi të interesuar që të investojmë në Mitrovicë dhe jemi të gatshëm që në Zonën e Lirë Ekonomike të hapim një fabrikë ku do të prodhojmë trafo elektrike dhe ku presim të vendosim edhe shkritoren tonë. Në këtë fabrikë fillimisht do të punësojmë në fazën e parë deri në 25 punëtorë, ndërsa që numri i tyre brenda pesë viteve do të arrijë në 100”, tha Samlioglu.

Kryetari Bahtiri, pasi falënderoj biznesmenin Samlioglu për interesim për të investuar në Mitrovicë, tha se komuna e Mitrovicës qe nga fillimi i pas luftës ka pas bashkëpunim të mirë me qytete dhe organizata të ndryshme nga Turqia, të cilat kanë ndihmuar në mënyra të ndryshme Mitrovicën dhe qytetarët e saj, prandaj edhe kësaj radhe shpresojmë të jetë ashtu dhe se ne jemi të gatshëm për të bashkëpunuar.

“Ndjehem mirë për gatishmërinë e biznesmenëve nga Turqia për të investuar në komunën e Mitrovicës,. Ju premtoj atyre se përveç hapësirës për të ndërtuar fabrikën, aty do të rregullohet edhe infrastruktura e nevojshme. Komuna do t’i kryej me përgjegjësi të gjitha obligimet që do i merr përsipër dhe do të siguroj gjithçka që është e nevojshme dhe që investitorët kërkojnë për plotësimin e kushteve për realizimin e projekteve në të cilat ata do të investojnë”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.

Biznesmenët nga Turqia e falënderuan kryetarin Bahtiri dhe nënkryetarin e komunës për Komuniteteve, Eroll Zekrijan për pritjen e mirë dhe për gatishmërinë dhe interesimin për të bashkëpunuar, duke u shprehur njëkohësish edhe njëherë për të investuar në Mitrovicë, për të krijuar kështu vende të lira pune për të rinjtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme