Ka vetëm 34 vjet dhe është ndër afaristët më të suksesshëm në rajonin e Anamoravës dhe më gjerë. Ka disa vite që i është futur edhe politikës dhe synon që sukseset t’i vazhdojë edhe në këtë fushë.
Ekonomisti nga Gjilani, Bajram Hasani që në zgjedhjet e 11 qershorit garon me numrin 22 nga radhët e koalicionit PDK-AAK-NISMA, është magjistër i ekonomisë dhe me përvojën e tij dëshiron t’i ndihmojë zhvillimit ekonomik të vendit. I radhitur lart në koalicionin më të madh në vend pikërisht me numrin 22, Hasani shihet një nga kandidatët e rinj me më së shumti gjasa për tu bërë deputet.
Një kandidat i përgatitur, me duar të pastra, asnjëherë nuk është përfolur për ndonjë aferë gjatë karrierës së tij.
Hasani ka punuar gjatë kohë si zyrtar i lartë në NLB Bank. Më pas i është përkushtuar biznesit privat, duke ngritur një prej kompanive më të mëdha në rajonin e Anamoravës. Kompania “Bungu”, lavdërohet për cilësi dhe besnikëri nga klientët e saj.
Ata që e njohin nga afër thonë se është një djalë i urtë, punëtor dhe me shumë guxim e vendosmëri në punë e në jetë.
Pas në kyçjes në politikë Hasani ka qenë tërë kohën një nga zërat më aktiv në NISMA për Kosovën. Hasani ka qenë një prej zërave më kundërshtues të demarkacionit e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai është edhe anëtarë i Kuvendit Komunal të Gjilanit.
Aktivitetin e tij tashmë ai synon ta ushtrojë edhe brenda Kuvendit të Kosovës. Njihet si një njeri shumë pozitiv edhe këtë energji dëshiron pozitive dëshiron ta transmetojë edhe në skenën politike të Kosovës.
Bajram Hasani jeton në Gjilan, është i martuar dhe baba i katër fëmijëve.