Një kompani nga Tetova këto ditë ka montuar dyert e oborrit në shtëpinë e një biznesmeni të këtushëm, por emri i tij nuk jepet “për arsye privatësie”, megjithëse dyert shihen dhe nga rruga.
Dyert janë të punuara në mënyrë unikate. “E gjitha është punim dore dhe janë përdorur materiale speciale”, tregojnë në kompani.
Çmimi i derës llogaritet mbi 6000 euro, duke mos llogaritur zbukurimet e tjera që i ka kërkuar klienti, kanë thënë përfaqësues të “Ademçe Kompani” për portalin Tetova1.