Lëndohet një ushtar i URM-së gjatë ushtrimeve në poligonin Krivollak

Prishtinë | 21 Pri 2018 | 16:16 | Nga

Në Qendrën Mjekësore në Negotinë mbrëmë është dërguar T.R. (38) nga Tetova, i punësuar në ARM, pasi është lënduar gjatë ushtrimeve ushtarake në poligonin “Krivollak”.

“Gjatë aktiviteteve duke ushtruar në poligonin ushtarak “Krivollak” është djegur nga 2 deri në 3 shkallë në tërë trupin”, thonë nga MPB, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas ndihmës mjekësore, është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup ku edhe gjendet jashtë rrezikut me jetë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme