Shiroka Pula pret në takim ministrin e jashtëm zviceran, Ignazio Cassis

Prishtinë | 05 Nën 2026 | 11:39 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim  Ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës njëherësh kryesues i OSBE-së, Ignazio Cassis, raporton Ekonomia Online.

Mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje nga takimi.

Ndryshe, Presidenca në njoftimin e dërguar të mërkurën për media ka bërë të ditur se pas takimit do të lëshojnë një komunikatë.

Cassis, pas takimit me presidenten Justina Shiroka-Pula do të takohet edhe me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Të ngjashme