Bjellorusi: Presidenti Lukashenko shkarkon ministrat kryesor, emëron kryeministrin e ri

Prishtinë | 19 Gus 2018 | 17:37 | Nga

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka shkarkuar ministrat kryesor të qeverisë dhe ka emëruar kryeministrin e ri. Kjo si pasojë e një skandali të korrupsionit.

Ai disa ditë më herët i kishte kritikuar disa anëtarë të kabinetit qeveritar, për paefektshmërinë në qeverisje.

Lukashenko e emëroi Sergei Rumas, ish-kreun e Bankës për Zhvillim të vendit, si kryeministrin e ri, këtë e konfirmoi në një deklaratë për shtyp.

Rumas zëvendëson Andrei Kobyakov, i cili kishte shërbyer si kryeministër i Bjellorusisë që nga viti 2014. shkruan euronews.com, transmeton Klan Kosova.

Gjithashtu emëroi edhe katër zëvendëskryeministra të rinj, si dhe ministra të rinj të ekonomisë, industrisë dhe komunikimit me vendet e tjera.

63-vjeçari, ka ndjekur disa thirrje nga perëndimi për të treguar më shumë tolerancë ndaj opozitës, por kundërshtarët thonë se liria e tyre për të vepruar mbetet e kufizuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme