BKQ-ja thotë se ka kapacitete për ta mbështetur ekonominë në rast të një mbylljeje totale

Prishtinë | 04 Mar 2021 | 15:16 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Guvernatori i Bankës Qendrore Kosovës, Fehmi Mehmeti, pas takimit me përfaqësuesit e bankave dhe bizneseve, tha se nëse vendi shkon në një mbyllje totale për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19, ka kapacitete për ta mbështetur ekonominë e vendit, raporton Ekonomia Online.

“Në rast se paraqitet nevoja për mbyllje kemi identifikuar nevojat dhe masat do të jenë sipas nevojave që do na paraqitet. Bankat komerciale vazhdojnë të kenë likuditet të mjaftueshëm. Vetë gjatë pandemisë kanë arritur ta ndihmojnë ekonominë 1.5 miliardë euro. Raporti i likuiditetit sillet 39.8% që është lartë mbi minimumin e kërkuar rregullativ. Dhe kjo tregon që ne kemi sektor stabil që ka kapacitete për ta suportuar ekonominë në vend dhe, kjo tregon se bankat kanë rol kyç në rimëkëmbjen e vendit”, tha Mehmeti.

Tutje, guvernatori i BQK-së ka thënë se ka mirëpritur në takim shoqatën e bizneseve ku kanë krijuar partneritet.

“BKQ së bashku me përfaqësuestë bizneseve identifikuan me kohë nevojat sa i përket vështirësive që kanë pësuar nga pandemia bizneset. Sidoqoftë vështirësitë nga pamdemia ende vazhdojnë në ekonominë tonë. Ne jemi mbledhur për të diskutuar lidhur me sfidat që janë duke u ballafaquar bizneset”, tha Mehmeti.

Rinor Gjobalaj, nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, ka arritur t’i ndihmojë bizneset gjatë periudhës së pandemisë.

“Fatmirësisht kemi arritur që të krijojmë dritare që të mundemi t’i ndihmojmë bizneset, siç janë dritaret për biznese që merret për prodhim e tregti. Këto dritare do të rrisin kreditimin për dritare të vogla dhe të mesme”, tha Gjonbalaj.

https://vimeo.com/519505485

Të ngjashme