Blac Chyna përleshet me një femër në park

Prishtinë | 02 Pri 2018 | 15:37 | Nga

Një video sherri midis këngëtares së famshme Blac Chyna me një tjetër femër, ka bërë xhiron e rrjeteve sociale këtë të dielë.

29-vjeçarja, e cila ishte së bashku me dy fëmijët dhe partnerin e saj YBN Almighty Jay, në parkun Six Flags për të marrë pjesë në festimet e organizuara për festën e Pashkëve, është bërë pjesë e një incidenti.

Në momentin kur vajza e saj e vogël po luante, një grua është afruar pranë saj, e pikërisht në këto momente këngëtarja ka humbur qetësinë dhe është përleshur me të në parkun e Los Anxhelosit.

Video të ndryshme janë shfaqur në mediat sociale duke treguar turmat e njerëzve të tronditur, të cilët ishin të grumbulluar në parkun ku ndodhi edhe përplasja, transmeton tch.

Gruaja , e cila pretendon të jetë personi i përfshirë në përleshje me Chyna ka shkruar në Twitter se lufta shpërtheu pasi ajo nisi të përkëdhelë vajzën e këngëtares me Rob Kardashian, Dream, së cilës nisi ti përkëdhelë më pas dorën, gjë që nuk i ka pëlqyer aspak 29-vjeçares.

Në lidhje me incidentin, Chyna ka reaguar në rrjetin social Instagram, ku ka theksuar se ajo do t’i mbronte fëmijët e saj me çdo kusht: “Të qenit i famshëm është mjaft e vështirë dhe duhet treguar mjaft kujdes, por kur dikush prek fëmijën tuaj, kjo është e palejueshme. Unë nuk e pranoj dhunën, as nuk jam një person i dhunës, por i bëj thirrje të gjitha nënave që ti mbrojnë fëmijët e tyre me çdo kusht”.

https://www.youtube.com/watch?v=dyRjgo9LPVE

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme