Blac Chyna në lidhje me reperin 18 vjeçar

Prishtinë | 28 Shk 2018 | 16:34 | Nga

Blac Chyna i është rikthyer lidhjeve të dashurisë me reperë.

Por këtë herë, ajo ka zgjedhur që në krahë të saj të ketë një mashkull shumë më të ri në moshë, në fakt shumë shumë më të ri.

Ish-e dashura e Rob Kardashian është parë shumë e afërt me reperin YBN Almighty Jay i cili është hiç më shumë e më pak se 18 vjeçar, transmeton Klan Kosova.

Sipas The Blast, 29 vjeçarja Chyna dhe i dashuri i saj i ri janë parë duke luajtur me birila në Los Angeles të hënën mbrëma.

Sipas atyre që i kanë parë, të dy kanë qenë shumë të afët me njëri-tjetrin e madje edhe janë larguar me veturën e njejtë.

Ndërkohë sipas një fotografi, ata janë parë edhe duke u puthur brenda këtij ambienti ku kishin zgjedhur të argëtoheshin.

Chyna, nuk është se nuk di shumë nga lidhjet e dashurisë më muzikantë, pasi ajo ka qenë e lidhur me Tygan me të cilin ka edhe një djalë.

Ajo ka qenë e lidhur edhe me reperët Playboi Carti, Ferrari, Demetrius Harris.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme