BLACK FRIDAY në Fortesa Home

Prishtinë | 22 Nën 2018 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

Këtë vit me datat 23 dhe 24 nëntor, në sallonet e shitjes në Prishtinë dhe Prizren do të ketë zbritje të madhe në mbi 300 lloje të pllakave të klasit të parë.

Për pllakat e banjos, çmimet do të fillojnë nga 3.90 euro/m2. Mbi 100 lloje të pllakave për mure të banjove, me dimensione nga më të ndryshmet, do të jenë në zbritje për dy ditë, të premten dhe të shtunën.

Llojllojshmëria e pllakave të zbritjes bën të mundur që secili klient të gjejë produkte sipas shijes së vet.

Mbi 200 lloje të pllakave për dysheme, për hapësira të brendshme dhe të jashtme, do të jenë gjithashtu në ofertë të premten dhe të shtunën. Dimensionet e pllakave për dysheme do të jenë nga ato më të vogla dhe shumë të përshtatshme 30x30cm, deri te ato me dimensione më të mëdha 60x120cm. Çmimi i pllakave për dysheme, fillon nga 4.50 euro/m2.

Këto dy ditë në Fortesë, zbritja e mbi 300 llojeve të pllakave si dhe dhjetëra lloje të produkteve tjera hidrosanitare, do të jetë mundësi e mirë për të gjithë klientët që do të përfitojnë nga kjo ofertë unike.

Produktet e ofertuara, të cilësisë së parë janë nga prodhuesit më të njohur botërorë, nga Italia, Spanja dhe Turqia.

Fortesa Home, shtëpi e madhe për të gjithë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme