Black Panther u shfaq dhe pushtoi kinematë e botës në vetëm pak ditë.
Në përfundimin e fundjavës, industria e kinemasë pret që Pantera e zezë të mbledhë të paktën 400 milionë dollarë në SHBA duke e bërë filmin e drejtuar nga Ryan Coogler të dytin më fitimprurësin, pas Jurassic World, në vetëm 10 ditë shfaqje në kinematë amerikane. Në shkallë globale ai ka mbledhur mbi 548 milionë dollarë.
Pantera e zezë bazohet në karakterin e Marvel Comics me të njëjtin emër. Në të shfaqen një seri emrash të njohur si Michael B. Jordan, Lupita Nyong’o, Martin Freeman, Angela Bassett, Forest Whitaker etj.
Në film, heroi kryesor kthehet në shtëpi si mbreti i Wakandas, por e gjen vendin të sfiduar nga një kundërshtar i hershëm, në një konflikt me pasoja globale. Filmi shfaqi premierën në Los Angelos më 29 janar dhe më pas doli nëpër kinematë amerikane më 16 shkurt.