Kina hap sërish kinematë, por shikuesit duhet t’i plotësojnë këto 4 kushte

Prishtinë | 28 Mar 2020 | 08:29 | Nga Ekonomia Online

Saktësisht 205 kinema do të rihapen sot, e shtunë, 28 mars, në Shanghai, raportojnë mediet kineze.

Me mbi 500 kinema që po riaktivizohen në provinca të tjera në Kinë, kjo është një nga shenjat që vendi po kthehet në normalitet pas epidemisë së virusit korona.

Megjithatë nuk do të jetë ashtu si dikur. Vizitorët në kinema do të duhet të tregojnë raportet e tyre shëndetësore, temperatura e tyre do të matet gjatë hyrjes, dhe ata do të veshin maska gjatë shfaqjes.

Ata do të ulen në një distancë të sigurt nga njëri-tjetri, dhe midis projeksioneve e gjithë salla do të dezinfektohet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme