Blake Lively ka akuzuar Justin Baldoni për ngacmim seksual dhe shpifje gjatë xhirimeve të filmit “It Ends With Us”, duke përmendur se kjo ka pasur pasoja të mëdha në jetën e saj profesionale.
Në dokumentet ligjore të dorëzuara së fundmi, aktorja 37-vjeçare pretendon se Baldoni e ngacmoi atë dhe e përfshiu në një fushatë shpifjeje që dëmtoi imazhin dhe karrierën e saj.
Një prej koncerteve të humbura të përmendura në padinë e saj ishte pritja e premierës së sezonit të 50-të të Saturday Night Live në shtator 2024, ngjarje të cilën Lively e anuloi për shkak të ndikimit të fushatës negative, shkruan DailyMail.
Sipas padisë, për shkak të natyrës së vazhdueshme të fushatës dhe reagimit të ashpër të publikut, Lively vendosi të tërhiqej nga ngjarje të tjera publike dhe të mos marrë pjesë në paraqitje pa diskutuar për incidentin.
Përveç anulimit të ngjarjeve, Lively pretendon se Baldoni shfaqi sjellje të papërshtatshme gjatë xhirimeve, duke i treguar video dhe fotografi, duke diskutuar për varësinë e tij ndaj pornografisë dhe duke bërë komente të papërshtatshme për pamjen e saj dhe familjen e saj.
Ajo gjithashtu akuzon Baldoni për sjellje të pafundme seksuale në shesh, përfshirë pyetje të papërshtatshme për marrëdhënien e saj me Ryan Reynolds.
Padia përfshin gjithashtu akuzat se Baldoni e ka krijuar një “ambient pune armiqësor”, duke bërë që Lively të ndiejë shqetësim emocional dhe të humbasë mundësi profesionale. /Telegrafi/