Reperi shqiptar Blasta ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.
“Combo” titullohet projekti i tij më i ri muzikor, një këngë ritmike e zhanrit hip-hop dhe RnB.
Kënga është punuar nga producenti Apollo, gjersa tekstin e saj e ka shkruar vet Blasta.
“Combo” është vizualizuar edhe me një klip mjaft veror, i cili i përshtatet tematikës së këngës.
Për anën vizuale të projektit është kujdesur Bresher Studio.
Blasta përndryshe vazhdon të jetë aktiv herë pas here në prurjet e reja muzikore, të cilat priten kryesisht mirë nga publiku.