Blasta rikthehet me këngën e re “Faj”

Prishtinë | 09 Jan 2020 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari i njohur shqiptar, Blasta, është rikthyer me projekt të ri muzikor pas një kohe të gjatë.

“Faj” mban titullin kënga e tij, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale me një paraqitje mjaft atraktive.

Tektin dhe muzikën e këtij projekti e ka shkruar vet artisti, teksa është realizuar nën producimin e Arti Rec. Ky videoklip i veçantë i është besuar produksionit të njohur “BUG Production”

Projektin tanimë mund ta gjeni në YouTube dhe besohet se ky rikthim i Blastës do mirëpritet nga publiku, megjithëse reagimet e para janë mjaft pozitive., transmeton telegrafi.

Artisti nga Ferizaj u bë më i njohur për bashkëpunimet me këngëtaren Adelina Berisha si “Diçka më shumë” dhe “Lema”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme