Kreu i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se sferën publike “gjuha është shfrenuar dhe parlamenti është joserioz”.
Limaj u shpreh “në tryezat tona, nga Parlamenti, në debate e diskutime, kemi shfrenuar gjuhën. Jepet mikrofoni me një fjalor që ka dhunë, shpifje, fyrje…”, tha Limaj i ftuar në Pressing në T7.
Sipas tij, “krejt kjo klimë është shpërndarë nëpër shtëpija”.