Bleacher Report Football një nga faqet më të mëdha të specializuara për futboll, ka qenë në Prishtinë për ndeshjen me Malin e Zi muajin e shkuar, ku ka publikuar një dokumentar fantastik
James Montague gazetar nga Britania e Madhe e fillon dokumentarin, ku flet për vitet e 90-ta, luftën dhe kosovarët janë detyruar të largohen si refugjatë në vende të ndryshme si Gjermania, Suedia, Zvicra.
James për intervistë në këtë dokumentar përveç tifozëve ‘Dardanët’ ka folur edhe me përzgjedhësin Bernard Challandes dhe mesfushorin Herolind Shala.
Ky i fundit ka treguar për jetën si refugjatë në Norvegji dhe momentin se si vendosi ta përfaqësojë Kosovën.
Në këtë dokumentar ka pamje të mahnitshme të tifozëve kosovarë, e të cilët po ashtu flasin për sfidat që ka pasur Kosova deri më tani dhe se sa krenar janë me ekipin.
Përmendet Majlinda Kelmendi dhe legjenda e Kosovës, Fadil Vokrri, ku tregohen historitë e tyre dhe sa kanë bërë për Kosovën.
Është ndalur edhe te emrin ‘Dardanët’ dhe kuptimin historik të tij.
Sipas gazetarit atij i duket sikur janë nisur 50,000 tifozë në stadium për shkak të atmosferës së tyre fantastike.
Në fund me një fitore 2-0 dhe me festë nëpër rrugë mbyllet dokumentari.