Gazetari i njohur nga Shqipëria, Blendi Fefziu, ka një apel për kryeministrin, AlbinKurti, ku përmes një shkrimi të gjatë ai ka paraqitur një breng të tij gjatë qëndrimit në Kosovë.
Fefziu pas një vizite në Kosovë, ka thënë se e ka prekur thellë një problem, i cili ka të bëjë me ekspozitën e në bodrumet e Bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë, me sende personale prej 1133 fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
“U ktheva prapë dje në Prishtinë për atë ekspozitë. Eshtë e vështirë të dalësh prej saj i papërlotur. Takova babain e familjes Muqolli. Ka humbur katër fëmijë në 17 Prill të vitit 1999. Shehiden 14 vjeç, Naserin 13, Ylberin 10 dhe Egzonin 4. Bashkë me fëmijët edhe bashkëshorten, nënën dhe babain, katër motra dhe familjen e vëllait”, ka shkruar Fevziu
Fevziu ka thënë se për këtë ekspozitë me siguri që Kurti nuk është në dijeni.
“Sot po ju drejtohem për një problem që më ka prekur thellë së fundi. Besoj se ju nuk e dini që në bodrumet e Bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë, ekziston që prej 13 Majit 2019, një ekspozitë e rrallë. Një ekspozitë me sende personale prej 1133 fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Nga kjo si duket Fevziu është prekur shumë dhe ka kërkuar nga Kurti që të bëhet një muze.
Postimi i plotë: