Profesori universitar Blerim Latifi ka reaguar pas aksionit të sotëm në Ministrinë e Bujqëisë ku u arrestuan disa persona për ryshfet.
Latifi ka thënë se ekziston një mënyrë se si të ndalohen rastet e tilla të korrupsionit para se të ndodhin. Ai ka propozuar që të ketë dënime të rënda për personat që janë të përfshirë në këso aferash.
“Korrupsioni është bërë kulturë, mentalitet dhe ideologji e burokracisë shtetërore në Kosovë. Natyrisht politika i ka meritat kryesore për këtë. Të kota janë arrestimet dhe gjykimet mbi bazën ekzistuese ligjore. Hajdukun e gjunjëzon veç masa drakonike: 25 vjet burg. Kur ta mendon se një ryshfet mundet me ia shkatrru jetën, jo që s’guxon me e kërku, pa as me e çu nëpër mend s’ka me pasë zemër.”