Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka shtyrë shqyrtimin e Raportit me amendamente të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit, raporton Ekonomia Online.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli tha se në Ligjin për konsumatori është ndaluar blerja e pijeve alkoolike për të miturit nën 18 vjeç, por me ndryshimet e bërë do të ndalohet edhe blerja e pijeve energjike.
Kjo sipas saj, në bazë të direktivave të Bashkimit Evropian.
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj tha se është skeptikë për këtë propozim.
“Unë mendoj që nëse ju vetëm jeni pajtuar okej, veç unë mendoj se kjo nuk është e favorshme”.
Kryetari i Komisionit, Ferat Shala tha se nëse nuk definohet qartë, mund të dëmtohen prodhuesit vendës.
“Nuk dua të keqkuptohem mirëpo, kemi disa kompani shumë të fuqishme dhe po tutna që i dëmtojmë prodhuesit vendor”.
Pacolli më tej sqaroi tha se prodhuesit e dinë mirë se çka parasheh ligji.
“Prodhuesit vendor e dinë që grup-mosha e lejuar për blerjen e pijeve energjike është mbi 18 vjet, p.sh në ambalazhimin e Red Bullit shkruan mbi 18 vjet, edhe në Golden Eagle gjithashtu”.
“Elementet të cilat i përmbajnë pijet energjike, të cilat e rrisin energjinë, përjashto sheqerin sepse ka elemente të tjera. Nëse do të ishte ligji për biznese e kishim pas një diskutim ndryshe”.