Kosova ende nuk ka siguruar vaksina kundër COVID-19.
Këtë e bëri të ditur këshilltarja për Politika Shëndetësor e kryetares së Kuvendit, Jeta Statovci.
Statovci tha se u.d. presidentja Vjosa Osmani, ka kërkuar në çdo takim që Kosova të përfshihet në programin për blerjen e vaksinave anti-Covid-19. Mirëpo, sipas saj ende nuk ka asnjë rezultat në këtë drejtim.
“Përderisa garantoheshin verbalisht vaksina të mjaftueshme kundër gripit sezonal, çështja u përcoll me amendamente për vaksina të tjera që do t`i mbronin grupet e rrezikuara në kohën e pandemisë”, shtoi Statovci.
“Këto çështje e ngritën më 30 gusht kur votohej projektligji i buxhetit, e janë ringritë sërish ditë më parë në një takim të përbashkët. Përkundër vaksinimit që tashmë ka filluar në vendet e rajonit e më gjerë, ne ende mbetemi në pritje herë të organizatave ndërkombëtare e herë tenderëve të brendshëm. Së fundi në raport me vaksinën kundër COVID-19, nga kabineti i jemi adresuar Zyrës së BE-së, për përfshirjen e Kosovës në “EU vaccine strategy”, përgjatë negociatave me kompanitë farmaceutike. Ky adresim ka për qëllim të shkoj përtej mbulueshmërisë së garantuar nga iniciativa COVAX, që planifikon vaksinim nga 3 deri në 20 për qind të popullatës”, tha ajo.
“Pyetjet i kemi parashtruar shpejtë dhe shpesh, por për fat të keq ende pa rezultate në dobi të qytetarëve!”, tha Statovci në fund.