Dyshja janë ndër çiftet më të dashura te opinioni i gjerë shqiptarë.
Bëhet fjalë për Blerim Muharremi, i njohur më mirë si Blero, dhe të dashurës së tij, Afrona Dikës.
Në një periudhë të njëjtë gjatë festave të fundvitit të vitit të kaluar, modelja shqiptare pranoj propozimin për fejesë të këngëtarit.
Duket se vitin e ardhshëm çifti do të kurorëzojë romancën e tyre me një dasmë madhështore, ku do të jenë të pranishëm familjarë e miq.
Në fakt, menaxheri i produksionit XL Films, Enon Tortulla ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Facebook teksa shihet në prani të këngëtarit dhe modeles.
“Blero dhe Afrona. Dita e martesës”, ka shkruar ndër të tjerash prizrenasi në rrjetet sociale.
Ndryshe, Blero është duke punuar në këngë të reja muzikore gjersa Afrona në projekte të modës.