Blero paralajmëron këngën e re

Prishtinë | 27 Shk 2020 | 10:34 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari i njohur i skenës shqiptare, Blero Muharremi, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor. 

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi që ka ndarë me ndjekësit në llogarinë zyrtare, Instagram.

Projekti i tij pritet të publikohet në muajin mars, ndërsa ka ndarë pamje nga xhirimet e videoklipit.

“Harrova 2 mars”, ka shkruar Muharremi krahas fotos.

Blero po rikthehet me këngë të re pas një kohe të gjatë, pasi i ishte përkushtuar më shumë jetës personale gjatë kësaj kohe.

Ai u martua me blogeren Afrona Dika vitin e kaluar dhe ceremonia e tyre luksoze vazhdon të jetë akoma e përfolur në showbizin shqiptar.

Sa i përket projekteve muzikore, “6 copë jetë” është albumi që Blero e solli në korrik të vitit 2019, i cili u prit shumë mirë nga publiku. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme