Modelja, Afrona Dika dhe këngëtari, Blero Muharrremi dyshohet se i ka dhënë fund martesës.
Kjo për faktin se çifti i kanë fshirë të gjitha fotografitë se bashku në rrjetet e tyre sociale.
Megjithatë, dyshja ende e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram. Sidoqoftë, nuk dihet ende e vërteta e heqjes së imazheve të tyre së bashku.
Kujtojmë se, Blero dhe Afrona janë martuar në vitin 2019, por pavarësisht martesës ata nuk kanë jetuar së bashku, pasi Afrona jeton dhe punon në Amerikë ndërsa Blero në Kosovë.
Theksojmë se, Blero ka një martesë të dështuar me aktoren, Teuta Krasniqi me të cilën kanë edhe një vajzë, Taren.