Blero Muharremi u largua nga edicioni i dytë i Big Brother VIP Kosova me vetë-dëshirë, para përfundimit.
Artisti i njohur kërkoi të dilte për të ruajtur gjendjen e tij të shëndetit mendor.
I ftuar së fundmi në Prive, ai ka folur për këtë eksperiencë dhe për vendimin e tij për t’u tërhequr nga gara.
“E kam marrë veten shumë mirë. Edhe në Big kam kaluar mirë derisa ishte koha për ta lëshuar shtëpinë. Prapë iu kërkoj falje të gjithëve njerëzve që ndoshta i kam zhgënjyer që kam dalë vullnetarisht. Por, besoj që më kanë kuptuar deri tash dhe e kam dhënë sqarimin tim. Jam jashtëzakonisht falënderues ndaj secilit prej tyre për për përkrahjen që ma kanë dhënë. Kur kam dalë prej shtëpisë ka qenë një dhuratë e madhe aq shumë dashuri që kam marrë, aq shumë mesazhe të pafund. Kështu që e kam marrë veten, mirë jam. Fokus të madh në punë”, u shpreh ai.
I njëjti theksoi: “Kur kam dalë, ka qenë vendim i duhur por me reflektimin tash e disa muaj, mund të them që e kam bërë një gjysmë gabimi. Ish desht me e çu deri në fund. Ka qenë i shëndoshë për mua. Kisha pas zhgënjyer shumë njerëz që më kanë mbështetur”.
E sa i përket asaj nëse do ta fitonte këtë format, Blero u shpreh: “Pa dashur me qenë i vrazhdë, mendoj se po”.