Blero pret me padurim të udhëtojë me Afronën në Hawai për muajin e mjaltit

Prishtinë | 19 Tet 2019 | 10:43 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari i njohur Blero dhe modelja Afrona Dika, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë gjatë muajit shtator.

Ata organizuan një dasmë madhështore në Shëngjin me shumë të ftuar VIP, ndërsa dhanë betimin e tyre të dashurisë.

Mirëpo çifti, ende nuk e kanë bërë muajin e mjaltit, kjo për shkak të angazhimeve të shumta që kanë pasur pas dasmës.

Megjithatë, ata kanë zgjedhur destinacionit dhe nuk do të shkojë edhe shumë kohë dhe çifti do të jenë atje për pushimet e tyre.

Bëhet fjalë për Hawain, ku dyshja mesa duket mezi po presin që ta kalojnë muajin e tyre të mjaltit.

Këtë e ka treguar edhe Blero në imazhin e fundit të publikuar në InstaStory, ku teksa po shikonte TV është frymëzuar tej mase, kur në një moment i është shfaqur Hawai.

“Hawai shihemi së shpejti me mbretëreshën time Afrona Dika”, ka shkruar Blero në InstaStory. 



Fjalë Kryesore:

Të ngjashme