Votën e saj për zgjedhjet parlamentare të cilat po mbahen në gjithë Kosovën, e ka hedhur edhe kandidatja për deputete nga PDK-ja, Blerta Deliu-Kodra, raporton Ekonomia Online.
Deliu u shpreh se dita e sotme, është një ditë e madhe për Kosovën dhe qytetarët e vendit.
“Sot është ditë e madhe, ditë me fat, vota ime është votë për Kosovën dhe për perspektivën e qytetarëve të vendit”.
“Besoj shumë që qytetarët sot të kenë fat që në fund të ditës me dinjitet të besojnë për Kosovën, shtet të pavarur”.