Deliu: Kosovës nuk i duhet një kryeministër që mbulohet me qebe dhe që i fajëson qeveritë e kaluara

Prishtinë | 28 Dhj 2021 | 17:32 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë sot se Qeveria Kurti ka sjellë në Kosovë errësirën e reduktimet. Përveç këtyre, Deliu tha se Kurti e ka sjellë edhe agregatin, qeben dhe se arsyetimet e tij nuk sjellin drita.

“Kriza energjetike është sfida e parë dhe më e madhe e kësaj qeveri, do ta kuptoni që qeverisja nuk është vetëm retorike dhe aq më pak jo fajësim i të tjerëve. Kryeministri Kurti duhet ta dijë që errësirën, agregatin, reduktimet, qeben, i ka sjellë qeverisja e tij e nuk i kemi sjellë ne në diskursin e jetën e qytetarëve tanë. Arsyetimet nuk sjellin drita”, ka thënë ajo.

Në seancën e sotme të Kuvendit, deputetja e PDK-së deklaroi se Kosovës nuk i duhet një kryeministër që nuk di të udhëheq dhe që mbulohet me qebe, , shkruan Express.

“Sot e tëra që mund të bëjë kryeministri është ose të mbulohet me qebe ose të fajësojë qeveritë e kaluara ashtu siç po bën përherë. Për një gjë të tillë. Kosovës nuk i duhet një kryeministër që mbulohet me qebe, e aq më pak nuk i duhet një kryeministër që nuk merr përgjegjësi dhe nuk udhëheqë”, deklaroi ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme