Deputetja Blerta Deliu-Kodra është deklaruar pak para fillimit të Konventës së dhjetë të PDK-së, ku pritet të zgjidhet kryetari i ri i kësaj partie.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Deliu-Kodra ka thënë se sot është një ditë e madhe për PDK-në dhe Kosovëm.
Këtij postimi, ajo ia ka bashkangjitur edhe një fotografi të dy ish kryetarëve të PDK’së, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
Tutje, ajo ka thënë se PDK’ja është e pazëvendësueshme dhe garancë në zhvillimin e shtetit të Kosovës.
“Sot është një ditë e madhe për PDK-në dhe Kosovën! PDK është forca e arritjeve të mëdha historike. PDK është e pazëvendësueshme dhe garancë në zhvillimin e shtetit të Kosovës”, ka shkruar ajo.