Gazeta e famshme zvicerane ka shkruajtur lidhur me nisjen dhe pjesëmarrjen e ekipeve kosovare në garën e Ligës së Kampionëve.
Blick shkruan edhe për ekipin përfaqësues që drejtohet nga Bernard Challandes,i cili që nga marsi i vitit 2018 është plotë 14 ndeshje pa humbje.
Këtu pëmenden edhe fitoja e prestigjit ndaj Shqipërisë, por edhe fitorja ndaj Bullgarisë dhe barazimi me Danimarkën.
Në artikullin kushtuar ekipeve të Kosovës përmendet interesimi i lartë i futbolldashësve për Ligën e Kampionëve kur një pjesë e konsiderueshme e Evropës nuk mendon për këtë në kohë pushimesh.
Kjo duhet të jetë endërra që për herë të tretë ekipet po garojnë për të siguruar një biletë në Champions.
Sfidat e Ferrronikelit janë tek ekipet e Gilbraltarit, San Marinos dhe Andorres.
Lincoln Red Imps, FC Santa Coloma, dhe Tre Penne.
Në fund u përmend edhe ndeshja miqësore e Ferronikelit me gjigandin italian dhe evropian AC Milan, e cila do të zhvillohet më 10 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri”.