Blindohet Lezha, sot jepet masa për kreun e bashkisë Frrokaj

Prishtinë | 19 Mar 2018 | 09:12 | Nga

Qysh në orët e para të mëngjesit forca të shumta policor janë vënë re në Lezhë. Kjo për shkak se sot pritet që Gjykata të japë masën e sigurisë për kreun e Bashkisë Frokaj dhe të arrestuarit e tjerë të akuzuar për abuzim më pronat.Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj dhe 11 zyrtarët e tjerë të arrestuar për abuzime me pronat në Shëngjin do të dalin sot para gjykatës së Lezhës për rivlerësimin e masës së sigurisë.

Forca të shumta policie kanë rrethuar gjykatën dhe kanë vendosur shirita.

Frrokaj dhe zyrtarët e tjerë u arrestuan të premten me masë sigurie “arrest me burg” të marrë në mungesë nga gjykata e Lezhës, ndërsa 11 të tjerë janë ende në kërkim.

Seanca ishte parashikuar të zhvillohej të dielën, por që në orët e mëngjesit, mbështetës të kryebashkiakut Frrokaj dhe familjarë të personave të arrestuar protestuan dhe në disa raste bllokuan edhe rrugën para komisariatit të Policisë Lezhë.

Ata e konsiderojnë politik arrestimin e Frrokajt, ndaj kërkojnë lirimin e tij.

Në të njëjtën linjë, qëndron edhe Partia Demokratike e Lezhës, e cila e cilëson arrestimin si tentativë për ti dëmtuar imazhin në Lezhë, shkruan syri.net.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme