Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, do të udhëtojë nesër në Katar për t’u takuar me zyrtarë të lartë.
Në fillim të kësaj jave, ndërmjetësit e Katarit u përpoqën të negociojnë për lirimin e grave dhe fëmijëve të mbajtur peng në Gaza në këmbim të 36 grave në burgjet izraelite.
Katari kishte konfirmuar se ishte i përfshirë në bisedimet e ndërmjetësimit, por Izraeli mohoi se kishte ndonjë negociatë kur u pyet nga agjencia e lajmeve Reuters, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.