Blinken: Izraeli ka rënë dakord për tërheqjen nga Gaza

Prishtinë | 21 Gus 2024 | 08:29 | Nga Ekonomia Online

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se Izraeli ka rënë dakord për tërheqjen e trupave të tyre nga Gaza.

Sipas Blinkenit, kjo u arrit në propozimin e fundit të ndërmjetësuesve për t’iu afruar një marrëveshjeje armëpushimi me Hamasin, pavarësisht komenteve të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

“Marrëveshja është shumë e qartë për orarin dhe vendndodhjet e tërheqjes së IDF nga Gaza, dhe Izraeli ka rënë dakord për këtë”, tha Blinken, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv

Marrëveshja e armëpushimit është e struktruar në tri faza dhe përfundimisht do të përfshijë tërheqjen e plotë të IDF-it nga Gaza.

Të ngjashme