Bllokimi për variantin Omicron nuk nevojitet tani për tani, thotë Biden

Prishtinë | 30 Nën 2021 | 08:54 | Nga Ekonomia Online

Presidenti amerikan Joe Biden e ka quajtur variantin Omicron të COVID-19 një “shkak shqetësimi, jo shkak për panik” një ditë pasi u zbulua ky variant në Amerikën e Veriut.

Ai tha se nuk e sheh nevojën për një bllokim të ri “për momentin… nëse njerëzit janë të vaksinuar dhe mbajnë maskat e tyre”.

Rastet janë gjetur në Kanada dhe SHBA-ja ka vendosur ndalime udhëtimi në tetë vende të Afrikës Jugore, raporton BBC.

Biden shtoi se kompanitë farmaceutike po bënin plane emergjente për injektime të reja nëse ato nevojiten.

Në Shtëpinë e Bardhë të hënën, presidenti tha se ishte “pothuajse e pashmangshme” që Omicron, i raportuar për herë të parë nga Afrika e Jugut, të gjendej përfundimisht në SHBA.

“Ne do të luftojmë dhe do ta mposhtim këtë variant të ri,” tha ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme