Pas bllokimit të rrugës regjionale Kaçanik – Hani i Elezit janë paraqitur një varg telashesh në këtë regjion. Fshatrat Kotlinë dhe Gjurgjedell të Komunës së Kaçanikut tashmë kanë mbetur të izoluara, ndërkohë që Komuna paralajmëron mbylljen e dy shkollave në këto fshatra me arsyetim se mësimdhënësit po duhet të ecin në këmbë për disa orë nëpër vise malore, shkruan sot Koha Ditore.
Ministria e Infrastrukturës ka mbyllur rrugën regjionale Kaçanik-Hani i Elezit me qëllim të investimeve për eliminimin e rrezikut nga rrëshqitja e dheut dhe gurëve.
Për bllokimin e këtij aksi rrugor Komuna e Kaçanikut nuk ka pranuar ndonjë njoftim zyrtar nga Ministria e Infrastrukturës apo nga Qeveria e Kosovës. Përveç kësaj, edhe hapja e pikës doganore në Glloboqicë gjatë së premtes ka paraqitur një varg telashesh dhe pritje të gjata të qytetarëve.