Bllokohen mbi 5 milionë reklama të kriptovalutave

Prishtinë | 26 Mar 2019 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

Motori i kërkimit Bing tha se ka bllokuar mbi 5 milionë reklama që kanë të bëjnë me kriptovalutat, pasi vendosi ndalimin e tyre në vitin 2018.

Në një njoftim, Bing që është pronë e Microsoft shpjegoi problemin.

“Kemi mbyllur pothuajse 200 mijë llogari nga Bing Ads, dyfishin e atyre në 2017-në. 900 milionë reklama të këqija dhe 300 mijë faqe janë hequr nga sistemi ynë”, thuhet në njoftim.

Vetëm 1 për qind e reklamave të këqija në Bing kishin të bënin me kriptovalutat që i bie të janë mbi 5 milionë prej tyre.

Gjithashtu, Bing bllokoi 18 milionë reklama që kishin të bënin me armët. Censuroi mashtrimet me mbështetjen teknologjike të cilat thonë se në kompjuterin tuaj është gjetur një virus. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme